Qeveria, amnisti fiskale për detyrimet e biznesit para 2011

Qeveria, amnisti fiskale për detyrimet e biznesit para 2011

57
0
Shares

Qeveria pritet të shpallë një falje të gjerë për borxhet që bizneset kanë në tatime dhe dogana. Ministri i Financave tha se falja nis me borxhet para vitit 2011.

“Ideja e projektligjit është të fshijë të gjitha gjobat, kamatvonesat dhe detyrimet, nga data 31 dhjetor 2011 dhe poshtë, pra 2011, 2010, 2009, 2008”, shprehet ministri Ahmetaj në një intervistë për tch.

Për detyrimet tatimore apo ato doganore të krijuara pas vitit 2011 do të ketë një skemë të pjesshme falje.

“Detyrime, gjoba dhe kamatvonesa pas 1 janarit të vitit 2012, kush paguan 70% të detyrimit final i falet 30% dhe të gjitha penalitet e tjera, megjithëse ende nuk është vendosur”, shpjegon ministri.

Në total borxhi tatimor, që bizneset kanë ndaj shtetit arrin në mbi 800 milionë dollarë. Ahmetaj thotë se drafti u fal bizneseve mbi 3 për qind të prodhimit kombëtar. “Mund të shkojë gati në ulje gjysmë për gjysmë të borxhit tatimor”, thotë Ahmetaj.

Falja do të përfshijë të gjitha llojet e detyrimeve tatimore, përveç atyre që lidhen me sigurimet e papaguara të punonjësve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY