Grinden në lokal, plagoset me armë dhe përfundon në spital

Grinden në lokal, plagoset me armë dhe përfundon në spital

54
0
Shares

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot  pranë shkollës “Oso Kuka” në qytetin e Shkodrës.
Sipas disa burimeve i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale S. P., nga Vau i Dejës dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e kësaj plagosjeje.

Deklarata e Policisë Shkodër

Informacion Paraprak

Më datë 15.07.2016 rreth orës 16:00, në lagjen “Naim Gjylbegu” afër shkollës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca ku ka rezultuar se: Është plagosur me armë zjarri shtetasi S. P., 46 vjeç, banues në Vau Dejës, Shkodër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Po kryhen veprimet nga grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY