Grabitësi “trendy” i arkëtares së Ujësjellësit, lëvizte me makinë me qira

Grabitësi “trendy” i arkëtares së Ujësjellësit, lëvizte me makinë me qira

49
0
Shares

Foto Ilustruese

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i vjedhjes me dhunë të 6 milionë lekë (të vjetra), arkëtares se Ujësjellësit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Babrru, Kamëz.
Sipas policisë, autori i dyshuar, i identifikuar si shtetasi me inicialet E (A) Sh 44 vjeç, banues në Durrës, u shpall në kërkim pasi më datën 15. 07. 2016, rreth orës 07.30, në vendin e quajtur rruga “Halit Haxhia “ Babrru Tiranë, nën kërcënimin e thikës, i  ka marrë me dhunë nga dora çantën një 54 vjeçare, banuese në  Babrru Tiranë, punonjëse e Ujësjellësit, ku brenda çantës dyshohet se kishte rreth 6 milonë lekë (të vjetra).
Nga  informacionet e marra në rrugë operative  dhe veprimet e para proceduriale u bë e mundur identifikimi i mjetit  e targë AA 903 GX, ku dyshohet se ka lëvizur autori.
Nga verifikimet paraprake  mjeti  dyshohet të jetë marrë me qira nga autori i dyshuar.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkalles parë Tiranë,  për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”, e kryer ne bashkëpunim , parashikuar nga neni 139  dhe 25 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY