Në një intervistë për MailOnline kushëriri i terroristit që vrau 84 persona në Nisë të Francës ka thënë se Mohamed Lahouaiej Bouhlel nuk ishte aspak mysliman.
31-vjeçari që shkaktoi terror në shëtitoren bregdetare të Nisës pinte alkool, hante mish derri dhe merrte drogë.
“Ai kurrë nuk u lut apo të falej në xhami, rrihte sistematikisht gruan e tij – me të cilën kishte tre fëmijë të moshës 5, 3 vjeç dhe një 18 muajshe. Ishte në prag divorci”, tha për mediat kushëriri i terroristit.
Ditën e djeshme policia e ndaloi atë vetëm disa orë përpara sulmit për ta pyetur për kamionin dhe Bouhlel i tha se po shpërndante akullore në zonën përreth dhe kështu atë e lejuan të qëndronte në park.
Bashkëhsortja dhe fëmijët e tij tani janë nën mbrojtjen e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/