Anulimi i takimit, ish- ambasadori tregon: Çfarë ndodhi mbrëmë mes Nishanit dhe...

Anulimi i takimit, ish- ambasadori tregon: Çfarë ndodhi mbrëmë mes Nishanit dhe diplomatëve

60
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani anuloi dje takimin me ambasadorët shqiptarë që do të punojnë në vende të ndryshme të botës.
Pas pritjes së djeshme nga kryeparlamentari Meta dhe kryeministri Rama, ambasadorët kanë shkuar edhe te Presidenti i Republikës.
Mësohet se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani iu ka dërguar një SMS të personalizuar ambasadorëve të ftuar në takim ku i ka sqaruar edhe për arsyet e anulimit të takimit.
“Z…., ju falënderoj për praninë tuaj në takimin me ambasadorët në Institucionin e Presidentit të Republikës. Me shumë keqardhje u detyrova ta anuloj atë aktivitet për shkak të një incidenti shumë të rëndë që shkaktoi Ministri i Jashtëm dhe stafi i MPJ në dhunim të institucionit. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, me respekt Bujar Nishani”, thuhet në tekstin e SMS-së që kreu i shtetit iu ka dërguar dje ambasadorëve.
Ish ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha ka treguar incidentin e mbrëmshëm mes diplomatëve dhe kreut të Shtetit.
Në një postim në faqen e tij në “Facebook”, Berisha shkruan se, Presidenti kishte ftuar ambasadorët në detyrë, dhe ata të larguar për arsye politike.
Por, sipas tij, përveçse erdhën me 15 minuta vonesë, në autobusin e diplomatëve kishte edhe shumë persona të paftuar. Për këtë arsye Nishani e anuloi takimin.

Postimi i plotë i Mal Berishës në “Facebook”


mal-berisha-statusPara disa ditësh Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani organizoi një takim me ish – Ambasadorë të RSh të akredituar jashtë shtetit që nga fillimi i viteve ’90. Në atë takim u fol për Brexit dhe opinionin e diplomatëve rreth asaj çështje në një tryeze në formën e një bordi opinion – dhënës.
Në vijim të kësaj, e prita me respekt dhe kënaqësi edhe ftesën që Presidenti më dërgoi për të marrë pjesë në takimin vjetor të Ambasadoreve të RSH, të cilët gjenden momentalisht jashtë shtetit dhe janë kthyer në atdhe për Konferencën e tyre vjetore.
U ndjeva mirë sepse mendova se ka ende një drejtues të shtetit shqiptar i cili beson se përvoja e ish – Ambasadorëve shqiptarë të cilët kanë shërbyer jashtë vendit vlen po aq sa e atyre të cilët sot janë në detyrë dhe që nesër edhe ata do të jenë “isha”.
U takova me shumë prej atyre që e kishin përfaqësuar Shqipërinë. Disa vinin që herët, të shumtët që nga koha kur Shqipërinë Demokratike filluan ta drejtojnë herë të majtët e herë të djathtët. Mendova se më në fund triumfoi arsyeja, dhe se pavarësisht bindjeve politke, të gjithë kishim qenë ose ishim shërbëtorë të devotshëm të Atdheut tonë në botën e jashtme. Presidenca i kishte hapur dyert bujarisht me përcaktim të saktë në ftesë:
“Vetëm për Ambasadorët që janë sot në shërbim dhe për ish – Ambasadorë të cilët sot janë ose të larguar nga detyra për arsye politike, ose janë në shërbime tjera, ose vazhdojnë veprimtarinë e tyre në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në role dhe detyra tjera. Vetëm për Ambasadorët, e theksoj.”
Vonesa prej 15 minutash në ardhjen e Ambasadorëve në funksion ishte një akt i paprecedentë në respektin që duhej të demonstrohej ndaj Kryetarit të Shtetit dhe Institucionit që ai drejton. Por edhe më keq se kaq, autobusi që transportonte diplomatët shqiptarë në takimet me drejtuesit e qeverisë dhe parlamentit solli dhe shkarkoi një turmë njerëzish ndër të cilët një numër i madh ishin të pa ftuar.
Kjo kategori njerëzish në ShBA – vendin më demokratik në botë quhet Party Crashers, dhe ai që shkon pa ftuar në një instancë kaq të lartë të shtetit largohet me dhunë.
Presidenti ynë, me urtësinë e tij impresionuese, zgjodhi ta anulonte këtë aktivitet, dhe të nxirrte jashtë pa bujë ata që deshën të marrin nëpër këmbë autoritetin e Tij. Për rrjedhojë ky aktivitet, me të drejtë u anulua.
Respekt për zotin President dhe për qartësinë e veprimeve të tija në ruajtje të dinjitetit të Institucionit që përfaqëson!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY