Viziton kanionin e lumit Cem në Mal të Zi, Meta: Zhvillim i...

Viziton kanionin e lumit Cem në Mal të Zi, Meta: Zhvillim i dy vendeve përmes projekteve ndërkufitare

62
0
Shares

Gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta së bashku me Presidentin e Parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajovic, vizituan zonën e kanionit të lumit Cem në zonën kufitare të Malësisë mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

 Në një bashkëbisedim me drejtuesit lokalë të zonës Meta theksoi se përfundimi i rrugës që lidh Plavën, Gucinë dhe zonën e Malësisë me Shqipërinë duhet të vazhdojë pa vonesa dhe për këtë inkurajohet angazhim i përbashkët nga të dy vendet. Në këtë kuadër Meta dhe Pajovic ndanë bindjen se kjo pasuri e përbashkët natyrore që lidh dy vendet fqinje duhet ruajtur dhe duhet zhvilluar përmes projekteve ndërkufitare eko-turistike që do t’i shërbejnë mirëqenies dhe punësimit të popullsisë në të dy anët e kufirit.

Po ashtu në takimin mes Metës dhe kryeministrit Malazez Milo Gjukanovicnë këtë drejtim u nda bindja e përbashkët se Shqipëria dhe Mali i Zi duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin e tyre institucional në kuadër të proceseve integruese euro-atlantike si dhe të punojnë më ngushtë për avancimin e projekteve madhore infrastrukturore dhe energjetike rajonale, sic janë Korridori Blu dhe shtrirja e gazsjellësit TAP përmes Malit të Zi e më tej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY