Pas kauzave të biznesmenit nga Përmeti mbi deputetin Vladimir Kosta ne lidhje me favorizimin në marrjen e një tenderi, ky i fundit i është drejtuar organit të akuzës. Vladimir Kosta ka bërë kallëzim penal në Prokurori ndaj biznesmenit Kostandin Gjata.
Kosta në letër i kujtonte Ramës se si një herë ai ka paguar 110 mijë euro një drejtuesi medieje për hatër të kryeministrit. Ai gjithashtu i kujtonte edhe përplasjet që ka patur me të për kandidimin e Gilberto Jaçes për Bashkinë e Përmetit. Ndërkohë që biznesmeni thotë se Kosta i pati kërkuar atij shumën në fjalë, pasi firma e këtij të fundit, “Rosi” sh.p.k. fitoi tenderin për rehabilitimin e urës së fshatit Vllahopsilloter në zonën e Çarçovës në rrethin e Përmetit. Sipas Gjatës, përpara se firma e tij e ndërtimit të fitonte tenderin, deputeti Kosta pati investuar një shumë gati 500 mijë lekë të rinj për hapjen e një grope, betonin dhe pagesën e disa punëtorëve për këtë vepër, që ishte e shumëkërkuar nga komuniteti i atjeshëm.
Ne foto Kostandin Gjata
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/