Shoqëria shqiptare në depresion, kërkojnë antidepresivë pa recetë

Shoqëria shqiptare në depresion, kërkojnë antidepresivë pa recetë

108
0
Shares

Problemet e ndryshme sociale dhe stresi kanë bërë që qytetarët t’u drejtohen farmacive për të blerë medikamente qetësuese apo antidepresivë, me ose pa recetën e mjekut. Problemet në çift, si te të rinjtë ashtu dhe te të rriturit, krizat në familje, problemet ekonomike dhe sociale, sipas specialistëve janë në përmasa të mëdha, duke dërguar drejt farmacive njerëzit që kërkojnë valium, ksenax, loram apo medikamente të tjera, për të cilat kanë dëgjuar se të qetësojnë, ndonëse nuk mund t’i marrin pa recetë nga mjeku. “Vihet re një trend në rritje qoftë të personave që vijnë me këshillën e mjekut, ashtu dhe të personave që i kërkojnë pa recetë, duke shfaqur kryesisht shqetësime të ankthit ose mungesë të gjumit”, tha per gazeten Shqip Edis Sevo, farmacist.

Psikologët thonë se shoqëria shqiptare është në një fazë stresi tepër të lartë. “Është rritur hendeku mes shtresave. Papunësia nxit përfshirjen në lojërat e fatit, nxit individin të marrë borxhe. Të gjitha këto janë probleme. Nëse një shoqëri nuk është në nivelin e duhur ekonomik, ajo ka një stres të nxitur. Problemi është në nivelet më të larta dhe nuk qëndron vetëm tek individi, por te shoqëria në përgjithësi”, shpjegon Orjola Pampuri, psikologe. Specialistët këshillojnë që këta njerëz të mos u drejtohen menjëherë medikamenteve, pasi fitojnë varësi dhe në vend që të zgjidhin një problem, e rëndojnë më tepër atë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY