Samiti i grave të PPE në Spanjë, Vokshi: Rama i zhytur në...

Samiti i grave të PPE në Spanjë, Vokshi: Rama i zhytur në korrupsion, i trembet drejtësisë së pavarur

52
0
Shares
 
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi i njohu përfaqësueset e Partive Popullore me qëndrimin e Partisë Demokratike për Reformën në Drejtësi, duke i informuar për punën që ka bërë opozita në përmirësimin e draftit dhe vendosmërinë e saj që produkti final të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Samitin i Grave të Partive Popullore Europiane u mbajt në Spanjë nën drejtimin e Europarlamentares Doris Pack.
Vokshi informoi koleget e PPE, se Rama ka bërë deri tani çdo përpjekje për ta kapur sistemin e drejtësisë, e jo për të pasur një reformë të qëndrueshme, që garanton një drejtësi që lufton krimin e korrupsionin.
Deputetja Vokshi tha se Kryeministri po qeveris me bandat dhe ka arritur në rekorde të paimagjinueshme korrupsioni e abuzimi, dhe është kjo arsyeja pse ai kundërshton me çdo kusht një reformë në drejtësi, që do të sillte drejtësi të pavarur. Një drejtësi e pavarur, do të thotë ndëshkim për korrupsionin e tij, tha Vokshi.
Në takimin me Doris Pack, Presidenten e Forumit të Gruas të Partive Popullore Europiane, Zonja Vokshi shprehu shqetësimin për fenomenin e braktisjes së Shqipërisë për shkaqe ekonomike. Ajo tha se shqiptarët janë të dytët në listat e azilkërkuesve pas refugjatëve të luftës. Deputetja Vokshi denoncoi abuzimet e pushtetit në Tiranë dhe rritjen e korrupsionit në sektorët jetikë si shëndetësia, ku miliona euro vidhen nga koncensionet e sajuara për miqtë e kryeministrit dhe të ministrit të shëndetësisë. Mbrojtja e krimit ekonomik dhe legalizimi i korrupsionit janë arsyet pse Rama kërkon të pushtojë institucionet e drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY