Reforma në Drejtësi, Berisha: Fjala konsensus nuk ekziston për Edi Ramën

Reforma në Drejtësi, Berisha: Fjala konsensus nuk ekziston për Edi Ramën

67
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha, duke folur për reformën në drejtësi në seancën e sotme plenare, akuzoi kryeministrin Rama se përjashtoi opozitën nga procesi. “Fjala konsensus nuk ekziston për Edi Ramën, që udhëhiqet nga urrejtja më e madhe njerëzore, që celebronte fitoren me 1 milion grushta ndaj opozitës. Mbi këtë bazë Rama ngriti të famshmin komision të ekspertëve të nivelit të lartë”, ka thënë Berisha.

Sipas Berishës këta ekspertë ishin njerëz të afërt me kryeministrin dhe figura politike të lidhura me krimin. “Po kush ishin këta ekspertë me në krye kryetarin e partisë komuniste të drejtësisë, mbrojtësin e klaneve të trafikut, Fatmir Xhafaj? Cilët ishin këta ekspertë?”, është shprehur Berisha, i cili ka renditur ekspertët në fjalë.

“Arben Rakipi, njeriu që akuzoi Sali Berishën, që ka poshtëruar institutin e akuzës sepse paraqiti si provë një shishe “Pepsi-Cola”. Ky ishte eksperti i nivelit të lartë. Tjetri ishte Kristaq Kraja, një njeri i shpërfytyruar nga bixhozi dhe rakia. Pasi mori një valixhe me para, ky grup hartoi një projekt me 70 nene kushtetuese në të cilat u garantua: më i vjetri i gjykatës së lartë do të emërohej në forumin e kontrollit të drejtësisë me 6 milionë lekë rrogë. Opozita shqyrtoi materialin dhe ia dërgoi Venecias, komisioni që kryetari i partisë komuniste të drejtësisë e bllokoi për 1 muaj. E bëri këtë sepse Venecia ua nxorri se çfarë drejtësie donin, që Rama të ishte kryeprokuror dhe gjykatës. Venecia ua rrëzoi variantin këtyre në 88 nene. Në 6 nene, u tha Venecia, ju shkelni konventat e të drejtave të njeriut”, ka thënë Berisha.

Më tej, ai ka sqaruar edhe pozicionin e PD në këtë proces. “Jemi për një rol të rëndësishëm të ndërkombëtarëve në procesin e vetingut, por emërimin e gjykatësve nga ndërkombëtarët nuk e pranojmë. Nuk mund t’i japësh sovranitetin ndërkombëtarëve”, ka sqaruar Berisha.
Ish-kryeministri është shprehur se propozimi i fundit i opozitës, që lejon vetingun por përjashton ndërkombëtarët nga ky proces, në gjykimin e tij është “i shkëlqyer”. “Propozimi i ri i opozitës është i shkëlqyer, por i negociueshëm”, ka thënë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY