Paloka: Kanabis në gjithë Shqipërinë, Policia e Shtetit e implikuar në trafikim

Paloka: Kanabis në gjithë Shqipërinë, Policia e Shtetit e implikuar në trafikim

51
0
Shares

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, duke folur në seancën e sotme parlamentare ka akuzuar Policinë e Shtetit se është e implikuar direkt në trafikun e kanabisit.
“Rezultojnë të gjithë drejtorët e policisë të implikuar direkt, që ngarkojnë punonjës policie të ruajnë arat me kanabis. Pak ditë më parë u arrestuan dy prej tyre, por u arrestuan sepse nuk kishin çuar pjesën tek shefat”, ka deklaruar Paloka.

Sipas tij, janë agjencitë ligjzbatuese të huaja që e japin këtë informacion dhe së shpejti zyrtarët e lartë të shtetit do të kenë një raport përkatës.
“Prandaj ndodhin grabitje në mes të aeroportit, sepse policët e Tahirit ruajnë kanabisin. Na përmendnit Lazaratin, por sot mbillet kanabis në të gjithë Shqipërinë përveçse në Lazarat”, ka vijuar Paloka.

Ai ka shtuar se, me paratë e kanabisit po mblidhen vota, “prandaj dhe kanë vërshuar të gjithë për t’u përfshirë në këtë trafik”.
“Kërkoj që raporti që do të dalë pas pak ditësh duhet t’i vihet në dispozicion kreut të komisionit të sigurisë kombëtare dhe presidentit të Republikës”, ka shtuar më tej Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY