Ministri i Jashtëm italian: Reformë konsensuale në drejtësi për të pasur efikasitet

Ministri i Jashtëm italian: Reformë konsensuale në drejtësi për të pasur efikasitet

46
0
Shares

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Paolo Gentiloni kërkoi në Tiranë që refroma në drejtësi të jetë konsensuale për të qenë efikase. Gjatë fjalimit që mbajti dje në konferencën e Ambasadorëve në Tiranë ai tha se “miratimi i reformës përbën një përparësi për Vendin, edhe në pritje të hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE, Uroj realizimin e një reforme konsensuale, si kusht i pashmangshëm për efikasitetin e plotë të saj”.

Ministri i jashtëm italian zhvilloi një vizitë të shkurtër dje në Tiranë për të hapur Konferencën vjetore të Ambasadorëve 2016, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Konferenca i ofroi Shefit të diplomacisë italiane mundësinë për të ndarë me Ambasadorët e pranishëm disa refleksione mbi të ardhmen e Evropës pas së ashtuquajturës “Brexit” si dhe për të shprehur këndvështrimin italian mbi procesin e integrimit evropian.

“Edhe nën ndikimin e kërcënimit terrorist, sfidës së emigracionit dhe nevojës për një hov të ri ekonomik në Kontinentin e vjetër, integrimi i Ballkanit në BE shfaqet sot edhe më i rëndësishëm, urgjent dhe strategjik”, tha Ministri Gentiloni, duke konfirmuar mesazhin e dhënë në Samitin e Parisit mbi Ballkanin Perëndimor të mbajtur pak kohë më parë. “Bashkëpunimi italo-shqiptar, në planin ekonomik, të sigurisë dhe të përballimit të flukseve emigruese është një shembull pozitiv”, shtoi Ministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY