Ja sa vite burg rrezikon shoferi kriminel që shtypi nënën dhe dy...

Ja sa vite burg rrezikon shoferi kriminel që shtypi nënën dhe dy fëmijët

59
0
Shares

Pas aksidentit tragjik ditën e djeshme, është arrestuar Andrea Memollari drejtuesi i mjetit që këtë të mërkurë shkaktoi aksidentin makabër në Tiranë, ku përplasi për vdekje nënën e dy fëmijëve.
Memollari përplasi për vdekje shtetasen në rrugën “Asim Vokshi” Dhurata Prifti, 37 vjeç dhe pasi e shkeli me automjetin e tij tip “Benz” me targë “AA 476 GI” i kaloi përsipër dhe u largua nga vendngjarja. Në baz të neneve 290/3 & 273 të Kodit Penal Memollari rrezikon minimumi nga 6 vite deri në 21 vite burg.

Ndërkohë shtetasi Andrea Memollari nuk është një emër i panjohur në skedarët e policisë. Më 24 qershor të vitit të kaluar ai u procesua për tentativë korrupsioni ndaj oficerëve të policisë, të cilët e kishin ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Atëherë ai u dënua për veprën penale të “korrupsionit aktiv” me 9 muaj burg, vendim që fillimisht u reduktua në 6 muaj e që më pas u pezullua kundrejtdetyrimit për të kryer punë me interes publik.
Andrea Spartak Memollari, lindur më 7 mars 1996 në Corovodë dhe banues në Tiranë, rezulton i arsimuar me vetëm 9 klasë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY