Si të bëhesh menaxher për bar- restorant e hotele, recepsionist, kuzhinier, pastiçier, teknolog ushqimor, prodhues dhe përpunues të produkteve ushqimore duke marrë përvojën vendase dhe evropiane
Te ndjekësh shkollën Kombëtare të “Hoteleri Turizmit” nuk do të thotë të jesh inferior. Hiqeni këtë kompleks. Të dhënat tregojnë se kush i ka lënë pas fjalët dashakeqëse ka bërë përpara. Të zgjedhësh një profesion, që në arsim e mesëm do të thotë që nesër të përballesh më lehtësisht me tregun e punë, thjesht fare do të thotë të gjesh punë dhe që ta dini ne vitet që pasojnë do të shënojnë hapjen e 11 mijë vendeve të reja të punës në industrinë e turizmit.
Armando Dani një nxënës në vitin e dytë të kësaj shkolle ka zgjedhur që të profilizohet në degën e “Kuzhinës”. Ëndrra e tij ishte të bëhej futbollist, por me kalimin e kohës dhe me këshillën e prindërve ai zgjodhi të shkollohej për kuzhinier. “Është e qartë- thotë ai- ky profesion nuk të lë asnjëherë pa punë. Të gatuash do të mbetet një zanat i përjetshëm për njerëzimin.”
Por për Ejonën vazhdimi i studimeve në një shkollë profesionale nuk ishte rastësi. Ëndrra për të punuar në kuzhinë e ka shoqëruar gjatë shumë viteve.
“Ndiqja të gjitha emisionet e gatimit që transmetoheshin në televizion dhe lexoja shumë libra kuzhine. Të studioj për kuzhinë është një sfidë me veten, nëse do të munden ta realizoj një pjatë aq të bukur dhe aq të shijshme sa atë që shikoj në televizor, apo nëpër receta”, tregon me pasion
. Gjatë muajve të verës ajo ka punuar në restorantet bregdetare, si ndihmës-kuzhiniere.
Shumë nxënës zgjedhin të ndjekin studimet e tyre në gjimnaze. Me rezultate të ulëta, rrezikojnë dhe të mos bëjnë universitetin. Aktualisht shumë nxënës të kësaj shkolle janë të punësuar pranë lokaleve-restorante, edhe punojnë si ndihmës-kuzhinier.
Menaxher biznesi, teknologë ushqimore, prodhues dhe përpunues të produkteve ushqimore, recepsioniste, kuzhinier, kamerierë
Një vëmendje të veçantë në këtë shkollë i jepet edhe praktikës. Orët e praktikës nxënësit i kanë të parashikuara në programin mësimor. Në vitin e parë të shkollës nxënësit bëjnë një numër të reduktuar orësh, në vitin e dytë orët trefishohen, ndërsa në vitin e tretë ato gjashtëfishohen. Në vitin e katër shkolla kthehet në sistem menaxherial dhe bëhen 6 orë praktikë në një sallë të improvizuar, si një kompani biznesi. Një pjesë e praktikës bëhet në shkollë, ndërsa pjesa tjetër në biznes. Në biznes bëhet kryesisht praktika, që shkolla nuk e mbulon dot për shkak të mungesës së repartit të praktikave. Por, bëhet edhe për të njohur nxënësin me botën e biznesit. Ministria e Mirëqenies Sociale ka përcaktuar me detyrim që 30 për qind të praktikës nxënësit ta kryejnë në biznes. Aty nxënësit njihen me teknologji më të avancuara që shkolla nuk i ofron, si për shembull prodhimi i bukës, përpunimi i brumit, fabrikat e makaronave, në pastiçeri etj .Profilin e recepsionit
, nxënësit e kësaj shkolle janë sistemuar 100 për qind në hotelet më të njohura në Tiranë ku bëjnë praktikën. Shkolla gjithashtu ka gjithashtu edhe një linjë prodhimi të vetën, linjën e prodhimi të verës dhe të rakisë, të cilat i prodhojmë në mënyrë artizanale. Po nxënësit prodhojnë edhe pije alkoolike me ngjyrë. Në shkollë po ashtu kemi linjë moderne të përpunimit të qumështit, ku prodhohet djathë, gjizë dhe salcë kosi. Në linjën e përpunimit të miellit bëjmë bukë dhe biskota. Në shkollë ka edhe dy kuzhina, ku njëra është profesionale dhe ka ardhur nga Austria . Po ashtu në shkollë kemi dy restorante dhe një bar nga të cilat nuk mungon asgjë. Shkolla ka edhe modele recepsioni.
Përvoja e shkollave austriake e belge në shkollën “
Hoteleri Turizëm”
Shkolla e “Hoteleri Turizmit” ndodhet në një nga kryqëzimet më të rrahura të kryeqytetit. E pozicionuar në aksin rrugor nga ky kalon Unaza e re e, ajo nuk është as 10 minuta larg qendrës së Tiranës. Në këtë shkollë nuk bëhet vetëm teori dhe po të vizitosh ambiente e saj do të përballesh me aromat e shijshme të ushqimeve si dhe me nxënës që mbajë uniformën e kuzhinierit apo kamerierit. Praktika bëhet një në një kuzhinë të denjë për një restorant. Sipas programit zyrtar të miratuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale, Shkolla Kombëtare “Hoteleri Turizëm” funksionon sipas sistemit 2+1+1. Në dy vitet e para nxënësit bëjnë njohuri të përgjithshme mbi hotelerinë si: kuzhinë, bar, recepsion, lavanteri etj. Në përfundim të vitit të dytë në të gjitha lëndët nxënësit japin nga një provim, ku në bazë të dëshirës së tyre, por dhe rezultateve të arritura profilizohen në degë të ndryshme. Shkolla profesionale për herë të parë është ngritur në vitin 1956 dhe ka pasur disa drejtime.
Dega e “Hoteleri Turizmit” është hapur për herë të parë në vitin 1996 me kontribut të palës Austriake, nga e cila u mor një përvojë 10-vjeçare. Për herë të parë në Shqipëri u ngrit një model hotelerie me të gjitha standardet, ku u ngritën edhe repartet e para. Shkolla Kombëtare “Hoteleri Turizëm” është anëtare e shoqatës të shkollave hoteliere evropiane. Shkolla ka bërë një binjakëzim me një shkollë belge në Bruksel. Në mars nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle shkojnë për trajnim në Belgjikë, edhe më pas në maj nxënësit dhe mësuesit belgë vijnë për shkëmbim eksperience në Shqipëri. Në këtë shkollë 2 ditë bëhet mësim teorik, ndërsa 3 ditë bëhet praktikë në biznes.
Të ndjekësh Universitetin pasi ke mbaruar me mesatare të lartë ne drejtimin “Hoteleri Turizëm”.
Shkollat profesionale janë një alternativë studimi mjaft e mirë për të rinjtë, pasi iu krijon atyre dy shanse të mëdha, arsim dhe punësim. Nëse ndjek një shkollë të mesme profesionale, kjo nuk të heq aspak të drejtën për të ndjekur më vonë edhe universitetin. Nëpërmjet arsimit profesional të rinjtë i rritin shansin vetes për t’u punësuar direkt pas përfundimit të shkollës. Gjatë viteve të gjimnazit ata marrin një profesion, nga mësues të specializuar, të cilët iu transmetojnë përvojën si edhe iu mësojnë shprehitë praktike, të cilat më vonë mund t’i aplikojnë në vendet e punës. Shkolla Kombëtare e “Hoteleri Turizmit” ka një nga degët më të kërkuara të momentit në tregun e punës, Turizmin. Kohët e fundit, turizmi është prioritet dhe është konsideruar industria që kontribuon direkt në të ardhurat kombëtare. Kjo degë është edhe më e favorshme në kryeqytet. Statistikat zyrtare të portalit vet.al tregojnë se në këtë shkollë zhvillojnë mësim 1060 nxënës, nga të cilët 600 janë në drejtimin “Hoteleri Turizëm”, ndërsa pjesa tjetër në “Teknologji Ushqimore. Kush ndjen drejtimin “Hoteleri Turizëm” duhet të ketë një mestarë të lartë dhe nga këtu gjithkush mund të ndjekë studimet e larta në disa degë që janë hapur në Universitetin e Tiranës dhe atë të Durrësit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
Pershendetje!
Do deshiroja nje informacion me te detajuar per shkollen tuaj,per te gjitha deget qe permban dhe sa vjecare jane.
Faleminderit!