Helga Schmid: Reforma e thellë dhe tërësore e drejtësisë, kyçi për forcimin...

Helga Schmid: Reforma e thellë dhe tërësore e drejtësisë, kyçi për forcimin e shtetit ligjor

133
0
Shares

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme për Çështjet Politike e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian  Helga Schmid vizitoi Tiranën më 13 dhe 14 korrik 2016. Ajo u takua me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Kryetarin e Partisë Demokratike në opozitë Lulzim Basha. Ajo iu drejtua gjithashtu Konferencës vjetore të Ambasadorëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe u takua me përfaqësues të shoqërisë civile.
Në takimet e saj Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Schmid theksoi se një reformë e thellë dhe tërësore e drejtësisë ishte kyçi për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Ajo i nxiti politikanët shqiptarë të veprojnë në interes të vendit dhe ta kalojnë reformën në Kuvend më 21 korrik.
“Anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë duhet ta kapin këtë shans historik dhe ta miratojnë këtë reformë”, u shpreh Helga Schmid.
Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Schmid tha më tej se, “kam ardhur këtu të përcjell një mesazh shumë të qartë në emër të Bashkimit Evropian për reformën në drejtësi. Kjo reformë është thelbësore. Është thelbësore në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara në rrugëtimin e saj evropian, por është gjithashtu thelbësore edhe për Bashkimin Europian dhe për Shtetet tona Anëtare, është thelbësore për sigurinë dhe është thelbësore për investimet e huaja në vend. Jam takuar me udhëheqësit politikë të vendit, si edhe me shoqërinë civile dhe më ka lënë shumë mbresa mbështetja e pjesës dërrmuese të qytetarëve për reformën”.
Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Schmid diskutoi gjithashtu për marrëdhëniet BE-Shqipëri, duke u fokusuar në faktin se si lidhjet më të forta BE-Shqipëri do të jenë në dobi të jetëve të qytetarëve shqiptarë.
Ajo kujtoi se politika e BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk ka ndryshuar pas referendumit në Mbretërinë e Bashkuar. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini e ka nënvizuar qartë gatishmërinë e BE-së për të bërë përpara me perspektivën evropiane për rajonin.
Në fund, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Schmid diskutoi temat me interes të përbashkët. Ajo e përgëzoi Shqipërinë për rolin konstruktiv që ka luajtur në Ballkanin Perëndimor, përfshirë bashkëpunimin rajonal, promovimin e tolerancës fetare, si dhe luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Ajo nënvizoi se ka shumë sfida, përfshirë migrimin, ku BE-ja dhe Shqipëria janë shumë me të forta kur punojnë së bashku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY