FOTO/ Një femër futbolliste nga Fieri gati të drejtoj një ekip meshkujsh...

FOTO/ Një femër futbolliste nga Fieri gati të drejtoj një ekip meshkujsh në Superiore

216
0
Shares

Më parë ka luajtur si volejbolliste, ndërsa prej tre vitesh është pjesë e skuadrës së femrave të Apolonisë. Mesfushorja 20-vjeçare mban shiritin e kapitenit në skuadrën bardhejeshile, ndërsa ka ambicie për të ardhmen, ku tregon se dëshiron që të drejtojë si trajnere jo vetëm skuadrat e femrave, por edhe të meshkujve.
Gleona Taullaj, futbollistja dhe kapitenia e skuadrës së Apolonisë së femrave flet ekskluzivisht për “Newsport.al”. Ajo zbulon sekretet e të luajturit futboll.

Si e keni filluar futbollin?
Normalisht si gjithë fëmijët luaja me bashkëmoshataret e mi kryesisht djem, pasi ata ushtronin më shumë futbollin sesa vajzat, por edhe me më të rritur. Më pas në shkollë luaja me djemtë e klasës në orën e edukimit fizik madje dhe në kampionate ndërmjet shkollave kam luajtur në një ekip me djemtë. Ëndërroja gjithmonë të krijohej një ekip futbolli për femra, por edhe pse kishte tentativa të shumta nuk mundësohej vazhdimi i rregullt i krijimit të një ekipi. Në muajin gusht të vitit 2013 lexoj një njoftim në internet nga faqja zyrtare e K. F. Apolonia. Sapo lexova njoftimin kontaktova me trajnerin Arben Ymeraj, i cili është dhe trajneri aktual i këtij ekipi dhe mora informacion për zhvillimin e stërvitjes. Ka qenë data 26 gusht kur filloi rrugëtimi im zyrtarisht si futbolliste.

Kush ju frymëzoi që ta nisnit?
Dëshira e madhe e imja dhe pasioni për futbollin nuk mund të bënte të më ndalonte kush për ta nisur këtë sport, por normalisht dhe mbështetja e familjarëve, shoqërisë ka qenë tejet e madhe duke parë dhe se ajo ishte ëndrra ime.

Po tani, mbetet i njëjti personazh që ju frymëzon, apo e keni zëvendësuar?
Frymëzimi vjen nga personi me i dashur në jetën time,gjyshja. Ajo është e pazëvendësueshme për mua dhe është i vetmi person që më ka mbështetur më shumë se të tjerët madje duke ardhur dhe duke ndjekur ndeshjet e mia kur zhvilloheshin në Fier.

Si ndihet një femër që luan futboll?
Në qoftë se futbolli është pasioni i saj ndihet e bekuar. Je pjesë e një rrethi të madh shoqëror, je një personazh që cilido që e shikon krijon respekt dhe të lejon të kesh hapësira kudo që të shkosh.

Paguheni për profesionin që keni zgjedhur?
Futbollin e ushtrojmë për pasion, asgjë më tepër. Normalisht që të mësosh të luash futboll duhet të paguash. Neve na u dha mundësia ta mësojmë pa pagesë prandaj vazhdojmë ta ushtrojmë si të tillë.

Si e parashikon të ardhmen Gleona futbolliste?
Dua ta vazhdoj futbollin derisa të mundem normalisht. Më vonë trajnere dhe ndërkohë jam duke vazhduar shkollën e lartë të Sporteve për të ushtruar profesionin si mësuese e edukimit fizik.

Këtë vit u pozicionuat të tretat në tabelën e klasifikimit, çfarë synon me Apoloninë?
Mundej dhe të ishim nënkampione, por fati nuk ishte me ne. Ishim një hap larg pozicionimit në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, por arritëm objektivin duke u renditur në të tretin. Synimi për kampionatin pasardhës është si nënkampione pse jo dhe më tepër, por nuk dua të jap deklarata para kohe, pasi çdo skuadër ka synimet e veta.

Cilat janë ambiciet e tua për të ardhmen?
Të luaj futboll derisa të vijë dita të tërhiqem dhe të drejtoj një ekip femrash, pse jo dhe meshkujsh duke bërë më të mirën, duke provuar sfida të reja për të arritur sa më shumë suksese.

Sa e vështirë është për një kapitene për të udhëhequr një grup vajzash?
Të jesh kapitene do të thotë të kesh tërë skuadrën nën krahët e tu, t’iu bërtasësh,t’iu japësh vullnet dhe pas çdo situate të tensionuar t’i qetësosh. Do të thotë të jesh si kryefamiljar i një familjeje të madhe. Të marrësh pjesë në edukimin, inkurajimin e tyre. Fatmirësisht ne jemi një familje e madhe dhe unë ndihem krenare që jam pjesë e një ekipi, e një klubi me emër dhe e një familjeje të madhe siç është Apolonia.

gleona taullaj11

Skeda

eg

Gleona Taullaj

Emri: Gleona
Mbiemri: Taullaj
Datëlindja: 29.04.1996
Vendlindja: Fier
Karriera: 2009 – 2013 Volejboll Apolonia,
2013 – Futboll Apolonia

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY