FOTO/ Durrës, zhduket pushuesi nga Tirana, policia apelon për ndihmë

FOTO/ Durrës, zhduket pushuesi nga Tirana, policia apelon për ndihmë

82
0
Shares

Një person, i cili kishte shkuar me pushime në Durrës, është zhdukur, duke bërë q policia të kërkojë edhe ndihmën e qytetarëve.
Sipas burimeve të drejtorisë së Policisë vendore, mësohet se sot, rreth mesditës është larguar nga banesa shtetasi Maksim Tarja, 65 vjeç, banues në Tiranë. Tarja kishte ardhur me familjen për të kaluar pushimet në Durrës.
Ai është rreth 1.73 cm, i dobët dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë gri, një bluzë gri me një shirit ngjyrë blu në pjesën e gjoksit dhe një palë shapka ngjyrë të zezë.
Nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se Tarja vuan nga skleroza prej disa vitesh.
Policia me të marrë njoftimin ka angazhuar të gjithë forcat dhe vazhdojnë ende kërkimet për të mundësuar gjetjen e tij.
Gjithashtu kërkojmë edhe bashkëpunimin e qytetarëve,  të cilët e identifikojnë këtë person janë të lutur të telefonojnë në numrin 069 41 10 217.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY