Dy punonjës të policisë me detyre trup shërbimi ne piken e kalimit kufitar Qafe Morine, pranë Drejtorisë Rajonale te Kufirit Kukës janë arrestuar nga strukturat e SHÇBA. TË arrestuarit janë punonjësit e policisë Musa Bisheva 53 vjeç dhe Gëzim Shabanaj 48 vjeç, të dy lindur dhe banues në Tropojë.
Dy efektivët akuzohen se kanë ndihmuar të arratiset një person të ndaluar nga Kosova.
“Te dy këta punonjës policie duke qene ne detyre ne date 13 Korrik, ishin duke shoqëruar një shtetas te ndaluar nga Kosova, ne ambientet e Pikës se Kalimit kufitar. Shtetasi Xhevat Thaqi, ishte ndaluar nga policia pasi ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, por ai mundi te largohet ne drejtim te paditur” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kukës për dy punonjësit e policisë, për veprën penale te “Shpërdorimit te detyrës”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/