Ka ndërruar jetë gruaja që u shtyp nga një makinë teksa ishte duke kaluar rrugën me dy fëmijët e saj. Për të shpëtuar fëmijët, ajo i ka shtyrë dhe i ka dalë makinës përpara. Automjeti i ka kaluar sipër gruas, ndërsa kalimtarët e tjerë që kanë parë skenën janë tmerruar.
Pas aksidentit drejtuesi i makinës nuk ka qëndruar, por është larguar me shpejtësi. Fillimisht kanë qenë kalimtarët e tjerë ata që i kanë dhënë ndihmën e parë gruas.Fëmijët në gjendje të traumatizuar janë shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për t’i asistuar me ndihmën e nevojshme shëndetësore.
Ndërkohë policia ka niusr kërkimet për të arrestuar drejtuesin e makinës, që shkaktoi aksidentin, i cili sipas dëshmitarëve udhëtonte me një mjet me targa AA 476.., ku dy shkronja e fundit të targës ende nuk dihen.Dy oficerë të policisë gjyqësore kanë kërkuar ndihmën e Bashkisë së Tiranës për të administruar pamjet filmike të kamerave vendosur në kryqëzimin pranë ish-Stacionit të Trenit ku ka kaluar dhe makina.
Në rrugën “Jordan Misja”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/