Një target i nisur nga Durrësi ka pësuar defect dhe ka tre ditë në det të hapur. Bëhet fjalë për tragetin “Bridge” i Adrias ka pësuar një defekt në det gjë që ka sjellë panik dhe shqetësim tek mjaft pasagjerë. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të kapitanerisë së Durrësit, sipas së cilave trageti në fjalë ishte nisur nga Durrësi dhe kishte si destinacion Triesten.
Sakaq pasagjerët ankohen se kishin prerë biletat për Trieste dhe se tani po zbresin në Ankona. “Jemi nisur që të hënën nga Durrësi, kemi shkuar 1 milje larg nga brigjet e Triestes. Kemi pritur në radhë, trageti nuk është ankoruar. Duam që të zgjidhet situata, kemi tre ditë në det”,- thonë ata.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/