Rama përmes sulmeve i bën thirrje Bashës për t’u takuar

Rama përmes sulmeve i bën thirrje Bashës për t’u takuar

73
0
Shares

Kryeministri Edi Rama akuzoi sot opozitën dhe PD se me propozimin e ri që ka dërguar në komision tregon se është ajo që nuk e do reformën.

“PD e ka bojkotuar procesin për një kohë të gjatë, ka hyrë e ka dalë, duke futur e nxjerrë letra pa lidhje vetëm për ta ngatërruar procesin, ka baltosur ekspertët e nivelit të lartë, si ka mundur, sa e ku ka mundur, ka abuzuar me opinionin e Venecias, duke u kapur fillimisht gjatë dimrit pas paragrafit 55 dhe pastaj me pranverën me paragrafin 88 si i mbyturi pas fijes së barit. Eshtë tallur me partnerët, duke u thënë se ka vetëm një hall si të mos e kapë Rama drejtësinë, e pastaj ka kaluar nga vendet e rezervuara te të blinduarat, e duke kërkuar barazi të plotë në pjesëmarrje në komisionin ad hock të vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve, 6 me 6. Dhe kur ne e kemi pranuar edhe këtë ka marrë 48 orë kohë nga takimi me Nuland, jo për ta pranuar, por për ta rrëzuar, duke nxjerrë një kundërpropozim që nxjerrë në pah të vërtetën e fshehur për një vit e gjysmë”, tha Rama.

Në vijim Rama deklaroi se pretendimi i PD-së për kapjen e drejtësisë nga Kryeministri aktual është vetëm pretekst për të mos vijuar me reformën.

“Ndoshta, krenaria e luftëtarit për drejtësi me gjasme i ka shtyrë ta besojnë vërtetë përrallën që ka treguar me gogolin 1,5 vjet rresht, ku problemi ishin kthetrat e mia në sistemin e drejtësisë. Dhe nuk e kanë menduar se do vinte dita të dilnin zbuluar para popullit dhe partnerëve të zhgënjyer se të befasuar nga jo-ja sepse nuk e kanë menduar se ne do e pranonim propozimin e tyre, vetëm që ne të thoshim jo. Po tani cfarë do thonë? Mos do thonë se SHBA dhe BE do kapin drejtësinë, apo do thonë se duam më shumë Shqipërinë sovrane që nuk pranon përzierjen e të huajve në punët e brendshme”, tha Rama.

Rama tha se në disa raste vetë PD ka kërkuar në Kuvend hetime ndërkombëtare, prokurorë ndërkombëtare dhe FBI që të vijnë këtu për të zbardhur skandale që sipas Ramës ishin të sajuara nga opozita.

Rama i beri edhe njehere thirrje Bashes te ulen per te negociuar si 2 shqiptarë pasi shpresa vdes e fundit.

“Ka akoma kohë, ka akoma mundësi, shpresa vdes e fundit. Ka akoma shpresë që në PD nuk ka vdekur çdo frymë arsyetimi. i bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës të mos udhëhiqet nga frika, por ta udhëheqë PD-në drejt interesit të madh kombëtar. E ftoj Bashën të ulemi përsëri, të flasim si dy shqiptarë që sot janë në krye të dy partive, por nesër do jemi si 4.4 milion shqiptarë apo 10 milion shqiptarë që e duan Shqipërinë europiane”, përfundoi Rama.

Ndërkohë që pak kohë para deklaratës së ramës, selia e PD deklaroi se ato që ishin thënë në media paradite nuk kanë korrekte lidhur me draftin e PD.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY