Ky restorant shërben darkën më të shtrenjtë në botë, ja sa duhet...

Ky restorant shërben darkën më të shtrenjtë në botë, ja sa duhet të paguhet

73
0
Shares

Çmenduritë e njerëzve për të bërë një jetë luksi nuk kanë të sosur.

Këtë gjë e kanë kuptuar mirë edhe biznesmenët, të cilët gjejnë metoda nga më të ndryshme për të joshur të pasurit.

Në Singapor ekziston restoranti më i shtrenjtë në botë, ku një darkë mund të kushtojë 2 milionë euro. “Ce La Vi”, ndodhet mbi tarracën e hotelit “Marina Bay Sands”, të Singaporit.

Paketa e shërbimit është çift dhe eksperienca e paharrueshme zgjat rreth 8 orë.Rezervuesit, që padyshim janë njerëzit më të pasur të planetit, fillimisht do të bëjnë një shëtitje me helikopter për 45 minuta mbi ishullin e Singaporit.

Më pas klientët do të shëtisin me një anije luksoze dhe nëpër qytet me një Rolls-Royce për të mbërritur më pas tek “Ce La Vi”, ku darkat nisin me 10 mijë trëndafila, transmeton Shqip.

Drejtuesi i restorantit, që bashkëpunon me kompaninë ruse të diamanteve “Bota e Diamanteve”, premton se vakti do të konsumohet me shkopinj diamanti dhe emrat e klientëve do të jenë të gdhendur me gurë diamanti në pjata.Në fund, çifti do të marrë dhuratë një unazë diamanti 2.08 karat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY