Një ndër mediat më të mëdha boterore i ka dhënë hapësirë lajmit se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i përfshirë në shkelje ligjore të ligjit amerikan të zgjedhjeve duke financuar një biletë elektorale për fonde në këmbim të një fotoje me Presidentin Obama.
“Është një çështje federale që përfshin një shofer limuzine në New Jersey, njeriun më të pushtetshëm të botës dhe kryeministrin e Shqipërisë ka tërhequr vëmendje të pakët në SHBA, por që ka mundësi të thyejë korridoret e pushtetit në vendin evropian.”
Bilal Shehu konsiderohet si një nga donatorët e rëndësishme të Obamës në vitin 2012 pasi pagoi 80 mijë dollarë për një darkë për mbledhje donacionesh ku pritej të vinte bashkë me gruan e tij.
Por Shehu nuk solli gruan, solli Edi Ramën që më, vonë u bë kryeministër i Shqipërisë. Federalët thonë se ishin paratë e Edi Ramës i cili u largua nga mbrëmja me një foto me Barak Obamën duke i dhënë një shtysë fushatës së tij.
Për Shehun, nga periferia e New York nuk shkoi kaq mirë. Ai u deklarua fajtor në 29 qershor për kryerje të donacioneve nga jashtë dhe rrezikon 5 vite burg dhe një gjobë prej 250 mijë dollarësh kur të jepet dënimi për të në 5 tetor, shkruan Fox News.
Agjencia e lajmeve amerikane u jep hapësirë më pas deklaratave të politikanëve në Tiranë duke nënvizuar ato që thotë opozita se paratë mund të kenë ardhur nga aktivitete të paligjshme si ai i shpërndarjes së drogës.
Emri i Ramës nuk është përmendur në këtë çështje. Sipas dokumentave thuhet se “qytetarit të huaj” i është mohuar marrja pjesë në ceremoninë e mbledhjes së fondeve, por i është lejuar një foto me presidentin Obama.
Prokurori i New Jersey tha se askush nga stafi i mbledhjes së fondeve të presidentit Obama nuk është nën hetim dhe se të gjithë kanë bashkëpunuar për çështjen.
Avokati i Bilal Shehut ka deklaruar se klienti i tij e ka pranuar fajësinë, por nuk ka bërë një marrëveshje me gjykatën.
“Klienti im ka bërë një pranim publik të fajit në një seancë të kryer, por nuk është një dëshmitar që të bashkëpunojë me qeverinë”, tha avokati Alan Abramson për FoxNews.
Sipas Aktit Federal të fushatës zgjedhore, asnjë shtetas i huaj nuk mund të dhurojë ose të shpenzojnë para në lidhje me zgjedhjet për çdo shtet, lokale apo zgjedhjet federale të SHBA-së. Përjashtimi i vetëm është nëse personi ka një kartë të gjelbër dhe vendbanim të përhershëm në vend”, shkruan FoxNews.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/