Kjo është nëna heroinë që ka shpëtuar sot jetën e dy fëmijëve të saj.
Viktima Dhurata Doku Prifti, 45-vjeç, një sportiste e njohur e klubit “Studenti”. Dhurata Doku Prifti është e njohur dhe vetëm pak javë më parë zuri vendin e tretë në Kampionatin Shqiptar të Qitjes. Në 26 prill 2016 ajo mori medalje bronzi në disiplinën e qitjes me pushkë për femra.
Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin ushtarak për të marrë ndihmën e parë mjekësore, pas aksidentit. Por 45-vjeçarja Dhurata Prifti, nëna e fëmijëve, ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak si pasojë e goditjes së marrë nga ky aksident. Fëmijët L. P., dhe S. P., nuk kanë probleme për jetën. Gruaja po kalonte rrugën bashkë me dy fëmijët e saj, kur u përplas nga makina. 45-vjeçarja ka shtyrë fëmijët për t’i shpëtuar dhe i ka dalë vetë makinës, që i ka kaluar sipër. Makina nuk ka qëndruar duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/