DETAJE/ Ministrat e LSI-së nuk shkojnë në festën e PS-së. Rama nuk...

DETAJE/ Ministrat e LSI-së nuk shkojnë në festën e PS-së. Rama nuk takohet me Kokëdhimën

63
0
Shares

Socialistët zgjodhën të festojnë 25­vjetorin e krijimit të partisë në lulishten pas selisë dhe jo në ndonjë ambient tjetër. Rreth 2 mijë të ftuar mbushën ambientin prapa selisë rozë të rikonstruktuar së fundmi, ndërsa kudo mbizotëronte ngjyra mavi.

Socialistë të të gjithë brezave iu përgjigjën ftesës së kryetarit Edi Rama për të ndarë këtë moment. Binte në sy mungesa e ish­kryetarit Fatos Nano dhe deputetit Ben Blushi. Kësaj ftese iu përgjigj pozitivisht edhe Partia Demokratike, e cila përfaqësohej nga ishkryetari i saj, Tritan Shehu.

 Aleati kryesor i PS­së, Ilir Meta, nuk ishte prezent, për shkak të vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi, por nga LSI ishte prezent vetëm Spartak Braho dhe zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj. Nuk kishte ardhur asnjë nga ministrat e LSI­së, madje as kryetari i Grupit Parlamentar, Vasili dhe ndonjë nga deputetët e kësaj partie. Në festë ranë në sy aleatët e rinj të PS­së, Shpëtim Idrizi me deputetët e tij Aqif Rakipi dhe Tahir Muhedini. Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ishte prezent dje në festën e PS­së, por dhe avokat Ngjela.

Në hyrjen e lulishtes ku organizohej festa, të ftuarit i priti sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi, me sekretarët e Kryesisë Blerina Gjylameti, Elisa Spiropali, Alfred Peza dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla. Të pranishëm dje ishin dhe ishzv. kryetari i parë i PS­së, Servet Pëllumbi, por dhe Arben Malaj, Ndre Legisi dhe Bardhyl Agasi.

Kryetari i PS­së, Edi Rama, mbërriti në festë në orën 19:00 i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda. Dhe pse ceremonia ishte parashikuar të niste në orën 19:00, Rama për rreth 30 minuta kaloi në të gjithë sheshin, duke i takuar në grupe të pranishmit.

Ajo që ra në sy ishte se gjatë këtij rrugëtimi, Edi Rama shmangu një shtrëngim duarsh me ish­deputetin e qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima, i cili shoqërohej nga bashkëshortja dhe disa delegatë të kongresit dhe anëtarë të Asamblesë nga ky qark.

Pas fjalës së kryetarit Rama, në një podium të ndriçuar me ekrane “Led”, u shfaq një dokumentar, i cili në mënyrë të përmbledhur tregonte me pamje të gjithë historinë 25­vjeçare të PS­së. Protagonistët e parë të saj në themelim e më pas betejat elektorale, ata që kanë bërë histori, pa anashkaluar Nanon e Metën.

Edhe marrëdhënia Rama­-Nano pasqyrohej me pamje në këtë dokumentar e më pas historia e PS­së pas 2005­s, kur në krye të saj erdhi Edi Rama e deri në fitoren e zgjedhjeve të 2013­s. I pyetur pas ceremonisë festive për deklaratën e Nanos se Rilindja po “e varros” PS­në, profesor Servet Pëllumbi tha se ai nuk duhet të japë mesazhe pesimiste nga Vjena. /Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY