Zyra e BE në Tiranë ka reaguar sot pas propozimit të ri të PD lidhur me rolin e ndërkombëtarë ve gjatë procesit të verifikimit dhe seleksionimit (vettingut). Por përgjatë deklarates ka disa diferencime në kuptime si “rol i kufizuar specifik” i ndërkombëtarëve dhe “monitorim i fuqishëm”. Në fund deklarata thotë se nuk është kërkuar rol egzekutiv për ndërkombëtarët, për cfarë edhe opozita po kë mbëngul. Zyra e BE lajmëron se do të vijë në Tiranë një grup nga Brukseli i cili do të synojë arritjen e plotë të konsensusit.
Deklarata e plotë :
“Na vjen keq që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis.
Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor.
Kjo përputhet plotësisht me Opinionin e Komisionit të Venecias që e parashikon këtë rol për Operacionin Ndërkombëtar Monitorues. Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë.
Tani negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv. Kjo do të diskutohet gjithashtu nga Zëvendës Sekretaria e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm Helga Schmid gjatë vizitës së saj në Shqipëri sot dhe nesër”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/