Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogës në kryeqytetin helen. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 14 persona janë arrestuar ndër ta 9 janë shqiptarë.
Nga hetimet ka rezultuar se grupi vepronte në zonat e Exarchia, Gizi dhe Lofos Strefi. Në cilësoinë e provës materiale janë sekuestruar mbi 17 kg kanabis, 155 gram kokainë, 4.415 euro, pistoletë, 27 fishekë, dy makina, dy motoçikleta. Gjithashtu janë gjetur edhe disa blloqe bloqe shënimesh që tregojnë shitjen e drogës, ku nga aktiviteti kriminal janë fituar mbi 162 mijë euro.
Kjo organizatë kriminale kishte një hierarki të qartë dhe të përcaktuar rolet e gjithsecilit. Koka ishte një 32 -vjeçar shqiptar. Më pas vinte një 27-vjeçar shtetas shqiptar, i cili ishte ngarkuar me detyrën për gjetjen e drogës.
Dy shqiptarë të tjerë, të moshës 42 dhe 45 vjeç ishin ata që merrnin drogën. Po ashtu shqiptarët ishin ata që ruanin drogën, në vende të sigurta. Qendra e organizatës ndodhej në lagjen rebele Exarchia, pasi trafikantët mendonin se në këtë zonë të kryeqytetit helen kishin mundësi të shfrytëzonin pamundësinë e futjes së policisë në të.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/