Aksion në Tepelenë, Korçë dhe Krujë, sekuestrohen 5000 bimë kanabis, 5 persona...

Aksion në Tepelenë, Korçë dhe Krujë, sekuestrohen 5000 bimë kanabis, 5 persona në pranga

103
0
Shares

Vazhdojn operacionet anti drogë në të gjithë vendin pikërisht tani në kohën kur kanabisi mblidhet nga kultivuesit. Aksion janë kryer në Tepelenë. Korcë dhe Krujë. Nga këto operacione rezulton të jenë sekuestruar 5090 bimë rënjë kanabis sative dhe janë arrestuar 5 persona.

TEPELENË

Policia e Memaliajt ka asgjësuar me anë të djegies 2240 bimë kanabis sativa, të kultivuara nga 5 parcela. Gjithashtu, arrestoi 58-vjeçarin Lavdërim Mahmuti, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Vila”, fshati Rabije, u gjetën parcelat me kanabis. Në këto parcela u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri model 63 si dhe 15 fishekë.
Gjithashtu, në banesën e tij në fshatin Rabije u gjet një armë gjahu tip Shotgan si dhe një kabëll elektrik që shkonte nga banesa e tij në parcela.

KORÇË

Policia zbulon dhe asgjëson me anë të djegies, 130 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohen në flagrancë dy kushërinj, kultivuesit e tyre. Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve : Thoma Bregu, 54 vjeç dhe Birah Bregu, 61 vjeç, të dy banues në fshatin Dishnicë (kushërinj ).

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në banesën e shtetasit Thoma Bregu, iu gjetën dhe asgjësuan në vend me anë të djegies, 123 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva.Në vijim të veprimeve proceduriale e kontrolleve, të kryera në lidhje me këtë rast, edhe shtetasit Birah Bregu, iu gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike, të mbjella në vazo lulesh në banesën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

KRUJË

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave që kultivojnë bimë narkotike, me qëllim parandalimin e këtij fenomeni, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasve të mëposhtëm: Viktor Caka 56 vjeç,
banues në Gramëz, Krujë; Alban Caka 44 vjeç,
banues në Laç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në në fshatin Gramëz Krujë, më datë 11.07.2016, në vendin e quajtur“Bregu i Lumit”,u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies: rreth 2720 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale
Kultivimi i bimëve narkotike”dhe”Moskallëzimi i krimit” parashikuar në nenet 284 dhe 300 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY