Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zhgënjimi i nënkampiones së Europës në Atletikë, Luiza Gega

12/07/2016
Zhgënjimi i nënkampiones së Europës në Atletikë, Luiza Gega
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zhgënjyese ka qenë pamja në aeroportin e Rinasit. Luiza Gega, nënkampione e Europës në Europianin e fundit të Atletikës në Amsterdam, është pritur vetëm nga familjarët dhe gazetarët në Aeroportin e Rinasit. Por situata është edhe më e rëndë sesa një shfaqje aeroportuale e qeveritare.
Pas garës, Luiza Gega shëtiste në pistë me një flamur të marrë diku sa për shenjë, pasi përmasat e tij tregonin që nuk ishte një flamur normal individual, ndërkohë në podiumin e medaljes nuk ka pasur as edhe një uniformë të mbishkruajtur me emrin Albania.
“Po, uniformë Shqipërie nuk kisha dhe gjatë të gjithë kohës ndihesha keq për këtë. Gjithsesi, mendoj se duhet të ndihen më keq ata që nuk i mundësojnë këto gjëra”, tha atletja Gega.
Edhe pse është nënkampione Europe, askush nga ata që duhet të përgjigjen nuk e dinë se ku dhe në çfarë kushtesh stërvitet atletja shqiptare.
“Kemi nevojë për pak mbështetje që të marrim medaljen, sepse jemi shumë pranë. Mungojnë vetëm gjëra të vogla, që për mua kthehen në gjëra shumë të mëdha, si fizioterapia, masazhi, futja në ujë me akull, e në rastin konkret edhe akullin duhet ta blej vet”, thotë më tej atletja shqiptare, Luiza Gega.
Kjo situatë e rëndë, bie ndesh me pretendimet e kryeministrit Edi Rama, i cili autorësinë për dizenjimin e uniformave të kombëtares së futbollit e ktheu në objekt debati mediatik, ndërsa për vajtjen dhe ardhjen sa për kortezi në finalet e evropianit në Francë, nuk munguan shpërblimet miliona euroshe.
Megjithatë, mbërritja në aeroport të vetëm përballë miqve të tyre personalë, nuk i bie kaq shumë në sy trajnerit të saj, por ai ndihet i zhgënjyer sa i përket trajtimit të saj të padrejtë.
“Ka lidhje me pasionin që kanë njerëzit e politikës me sportin, por ne në rastin tonë jemi të pavlerësuar. Futbolli është një kënaqësi e madhe për të gjithë shqiptarët, e sigurisht të gjithë ne jemi krenarë për arritjet në futboll. Kur arrijnë te niveli i shpërblimit nuk e kam me pasaportën diplomatike, sepse është çështje marrëdhëniesh publike, që nuk ka lidhje me rastin, as me Çelësin e Tiranës, që nuk përbën problem, por e kam me shpërblimin. Përfitimet që marrin më pas janë në raport të zhdrejtë”, thotë Taulant Stërmasi, trajner atletike.
Ditën e sotme janë njoftuar, e më pas anuluar, pritjet e Luiza Gegës nga autoritetet vendore e qeveritare, e arsyeja kryesore mesa duket është pritja e përgjigjes së analizave, për të mos pasur një zhgënjim si me kampionët e peshëngritjes.
“Luiza është në Top 10 në botë, që bën kontrolle sa ç’mund të bëjnë të gjithë sportet bashkë. Bëhet fjalë për nga 84 deri në 90 kontrolle antidoping. Absolutisht që është sportistja më e kontrolluar në Shqipëri gjatë të gjithë kohërave”, thotë më tej Taulant Stërmasi.
Në bazë të një VKM-je, qeveria do të shpërblejë Luiza Gegën për këtë medalje me dy milionë lekë, ndërsa trajnerin e saj me 600 mijë lekë për këtë arritje. Një shifër, që siç thotë vet Stërmasi, “Jo borxhe, por iu është gjetur vendi se ku do të shkojnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.