Zbulohen tenderët korruptivë që prangosën zëvendësdrejtorin e Burgjeve

Zbulohen tenderët korruptivë që prangosën zëvendësdrejtorin e Burgjeve

68
0
Shares

Prokuroria ka dhënë detaje të tjera lidhur me hetimet që çuan në arrestimin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi, ndaj të cilit rëndon akuza për korrupsion. Përmes një njoftimi për mediat, organi i akuzës zbardh rastet e tenderave ku është bërë korrupsion.
Rastet e prokurimit te zhvilluara në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve gjate vitit 2016, ku kanë fituar firmat, administratorët e të cilëve u arrestuan së bashku me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve.

1. Objekti i prokurimit “Blerje mish, buke dhe ushqime baze”. procedura. “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”. Ne tre lote: Loti i pare “Blerje mish”, me vlere kontrate 15.435.333 leke; Loti i dyte “ Blerje buke” me vlere kontrate 17.010.000 leke: Loti i trete “Blerje ushqime baze” me vlere kontrate 9.928.170 leke, Data e lidhjes së kontratës 26.01.2016.  Me Kontraktues  operatori “Dogel”, me ortak dhe administrator shtetasin Elidjan Laskaj,

2. Objekti i prokurimit “Blerje mish, buke dhe ushqime baze”. procedura. “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”. Ne tre lote. Loti i pare “ Blerje mish” me vlere kontrate 15.435.333 leke; Loti i dyte “ Blerje buke” me vlere 17.010.000 leke: Loti i trete “Blerje ushqime baze” me vlere 9.928.170 leke, Data e lidhjes së kontratës 26.01.2016.  Me Kontraktues  operatori “Vllaznia”, SH.P.K, me ortak dhe administrator shtetasin Ylber Kalaja.

3. Objekti i prokurimit “Blerje mish, bulmet , veze”. Shpallje e procedures se konkurrimit ne dy lote: Loti i pare “Blerje mish” me vlere kontrate 79.731.600 pa TVSH; Loti i dyte “blerje bulmetdhe veze” me vlere kontrate 65.263.883 pa TVSh”. Date shpallje 20.04.2016. Procedure e hapur me mjete elektronike., operatori ekonomik Dogel, Shpk, me ortak dhe administrator shtetasin Elidjan Laskaj.

4. Objekti i prokurimit “Blerje ushqime baze”. Date shpallje 20.04.2016. Procedure e hapur me mjete elektronike. Fondi Limit 52.839.222 leke pa TVSH. Operatori ekonomik Vllaznia, SH.P.K.me ortak dhe administrator shtetasin Ylber Kalaja.

5. Objekti i prokurimit “Blerje bulmet dhe veze”.  procedura. “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”. Data e lidhjes së kontratës 27.04.2016.  vlera totale e kontrates me TVSH 8.011.080 leke. Me Kontraktues  operatori “Nelsa”, Shpk, me ortak dhe administrator shtetasin Nexhmi Balla.

6. Objekti i prokurimit “Blerje bulmet dhe veze”.  procedura. “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”. Data e lidhjes së kontratës 31.05.2016. Vlera totale e kontrates me TVSH 22.647.936 leke. Kontraktues  operatori “Nelsa”, Shpk, me ortak dhe administrator shtetasin Nexhmi Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY