Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca që shqyrton kërkesën e Shukri Xhelilit për rikthimin në punë.
Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra e Kryetarit të bashkisë së Dibrës me urdhër të kryeministrit pas publikimit të një skandali seksual ku Xhelili ofronte vende pune në këmbim të seksit.
Aktualisht Xhelili ëhstë i arrestuar dhe mbahet në qeli për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Po sot gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë edhe kërkesën për mandatin e Rakip Sulit, akuzuar nga opozita se ka përfituar nga fondet publike duke qenë ndërkohë edhe deputet.
Pak javë më parë Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit Koco Kokëdhimës për të njëjtën akuzë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/