Shtetasi i huaj numër 2, ose Edi Rama, që sipas FBI-së amerikane ka përfituar nga krimi federal i futjes së paligjshme të 80 mijë dollarëve në fushatën e Obamës, prej dy javësh ndodhet publikisht nën akuzë, por hesht, nuk jep asnjë sqarim, tha sot Grida Duma, Sekretare për Marrdhëniet me Pubklikun nw PD.
“Shtetasi i huaj numër 2, doli nga hetimet që u bënë ndaj Bilal Shehut në Amerikë, i cili u përdor nga Edi Rama për ti mundësuar në tetor të vitit 2012 një foto me presidentin Obama, foto që e përdori në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013 ku erdhi në pushtet.
Për këtë krim, për futjen e parave nga një burim i huaj në fushatën presidenciale në Amerikë, dhe për përfituesin, shtetasin e huaj numër 2, që është Edi Rama, kanë shkruar Reuters, Washington Post, Zëri i Amerikës, Daily Mail, Associated Press, the Guardian, pra media lider në botë e shumë të tjera.
Por Edi Rama hesht.
Hesht shtetasi i huaj numër 2, përfituesi i krimit federal, sepse nuk tregon dot burimin e 80 mijë dollarëve.
Pse nuk e tregon dot Edi Rama se nga erdhën 80 mijë dollarët, kush është burimi, kush është donatori?
A janë ato para të pista, para droge, para trafiku, para biznesi kriminal?
Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama hesht?
Shtetasi i huaj numër 2 nuk i ka bërë mirë llogaritë. Heshtja nuk e ndihmon të mbyllë skandalin, siç shpreson.
Përkundrazi, e rëndon edhe më shumë pozicionin e tij, dhe kjo heshtje verteton se krimin federal, Edi Rama e investoi me me një tjetër krim, me futjen e parave të pista në fushatën presidenciale të Amerikës”, tha Duma.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/