Plagosjë me thikë në Lezhë, shpallet në kërkim një person

Plagosjë me thikë në Lezhë, shpallet në kërkim një person

63
0
Shares

Ka plagosur me ( thikë) një shtetas dhe më pas është larguar. Ngjarja ka ndodhur dje në lagunën e Vainit, në Lezhë, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë (thikë) në krah shtetasi E.S. 18 vjeç, banues në Ishull – Lezhë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të cilat thanë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar, shtetasin Paulin Rudi, 21 vjeç, banues në Ishull – Lezhë , i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “ Plagosje e lehtë me dashje“ Mbjatje pa leje e armëve të ftohta”parashikuar nga nenet 89 e 279 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY