Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka reaguar lidhur me letrën e deputetit Vladimir Kosta.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Ahmetaj është shprehur: “Vladimir Kostës duhet t’i kenë hakeruar postën elektronike”.
Në letrën e hapur drejtuar Kryeministrit një ditë më parë, përmes të cilës lajmëroi dhe largimin nga grupi parlamentar i PS, Kosta atakonte vazhdimisht Ministrin Ahmetaj.
“E hoqën nga puna, një mbështetës timin, që s’kishte lidhje hiç me paratë apo terrenin. Ishte në zyrën juridike, te tatimet.Mbeti pas meje i shkreti në fushatë. E hoqi shoqja e Saimirit, drejtoresha e tatimeve me porosi të Ben Ahmetajt. E hoqën djalin e Veliut nga puna pa asnjë arsye por vetëm nga mllefi i të kaluarës ndaj meje, hakmerren njerëzit e qeverisë tënde ndaj një nevojtari socialist nga provinca për të nxjerrë kunj me mua, deputetin e partisë tënde”shkruan deputeti Kosta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/