Koha do te vazhdoj të jetë e përshtatshme për plazh edhe në ditët në vazhdim. Temperaturat në ditët në vazhdim do të varjojnë nga 20-39 gradë C. Pjesa e parë ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta në të gjithë territorin e vendit, më të larta temperaturat do të shënohen në zonat e ulta.
Parashikohet që gjatë pasdites të shfaqen kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku me theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor duke rrezikuar shira të izoluar. Po ashtu edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të motit.
Sipas MeteoAlb, përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat maksimale, termometri do të ngjitet deri në 39 gradë C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon dallgezimi te arrije deri ne 1 ballë.
Pothuajse i gjithë kontineti i Europës do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke ndikuar në pjesën më të madhe të tij mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Ku më të larta temperaturat do të jenë për gadishullin e Ballkanit, gadishullin Iberik si edhe në brigjet e detit Egje.
Përjashtim bëjnë Vendet Lindore dhe vendet Nordike të cilat do të mbetet nën dominimin e vranësirave dhe shirave të dendur. Po ashtu me rrebeshe shiu do të paraqiten, ishujt britanike dhe një pjesë e qendrës së kontinentit.
Edhe ne diten e neserme temperaturat do të varjonë nga 20-36 grade C dhe era do të fryjë me 14 km/h.
Që nga dita e enjte do të ketë një ulje të temperaturave të cilat do të varjojnë nga 17-35 grade C.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/