Një lojë erotike që përfundon tragjikisht. Ky ka qenë fati i keq i 61 vjeçarit italian Riccardo Sansebastiano, ish-drejtor i ATC në Aleksandri.
Ndërkohë arkitektja që pasditen e djeshme dha alarmin për vdekjen e 61 vjeçarit po hetohet për vrasje të pavullnetshme.
Sipas avokatëve mbrojtës të arkitektes, Giuseppe Spallasso dhe Stefano Savi, do të jetë autopsia ajo që do të nxjerrë në pah nëse në trupin e viktimës është ushtruar apo jo dhunë.
Njëkohësisht po hetohet nëse viktima ka përdorur drogë apo viagra.
Ish-drejtori i ATC, i martuar dhe me tre fëmijë, ndodhej për pushime në Francë. Ai ishte pushuar nga puna në mes të muajit maj dhe po hetohej lidhur me një parregullsi në llogaritë e ndërmarrjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/