Reagimi i deputetit Vladimir Kosta dhe kundër reagimet, kanë bërë pjesë edhe kryetaren e FRESSH në Shkodër, Xheni Halili.
Halilin, nuk e ka tërhequr më shumë nga letra e deputetit socialist se sa përmendja e Arben Ahmetajt, për të cilën është një palaço, por jo i vetmi në PS…
“Nuk më tërhoqi asnjë fjalë e thurur bukur aq shumë sa mbiemri Ahmetaj. Po the Ahmetaj i ke thënë të gjitha.
Palaçoja i PS e shumë të tjerë si ai. Unë besoj te Partia Socialiste për të cilën iu bashkova BETEJËS, kam ecur me kokën lart, sepse i kam ditur kufijtë e mi, dhe aq sa kam premtu aq kam ba (kam dëshmitarë kur kam premtu) do LUFTOJ shumë për të, se kur them ia dalim dhe fitojmë. Ne ia dalim dhe fitojmë, por, n. q. s Ahmetaj e disa palaço si ai janë prapë në 2017, fjalë burrneshash:
UNË, Xheni Halili, HEQ DORË! UNË TËRHIQEM!
S’ÂSHT KY IDEALI JEM, S’ÂSHT KJO PARTIA JEME!
P. S. Komentet e militanteve të partive të tjera fshihen”, shkruan Xheni Halili në profilin e saj në “Facebook”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/