Kapet në Kakavijë i dënuari më 15 vjet burg në Itali

Kapet në Kakavijë i dënuari më 15 vjet burg në Itali

64
0
Shares

Një 38-vjeçar është arrestuar mëngjesin e së martës në Kakavijë pasi ka rezultuar i dënuar me 15 vite burg në Itali për vrasje e vjedhje me armë. Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Aris Kaçi, banues Xarrë,Sarandë. Ky shtetas pas verifikimeve të punonjësve të policisë në sistemin TIMS ka rezultuar person në kërkim.

Mësohet se 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Romës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejtë Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY