Ja kush është “jevgu Beratit”, që mori 110 mijë euro nga deputeti...

Ja kush është “jevgu Beratit”, që mori 110 mijë euro nga deputeti Lad Kosta me porosi të Ramës

111
0
Shares

Letra e bërë publike dje e deputetit të Partisë Socialiste, Vladimir Kosta drejtuar kreut të partisë Edi Rama, në fakt shërbeu edhe si një ‘shfryrje mllëfi’ nga ana e të zgjedhurit në Kuvend për gjithë zhgënjimin këto 3 vite në parti.

Në letër flitej edhe për një shumë të madhe lekësh, 110 mijë euro që deputeti Kosta, i larguar tashmë nga PS, i ka paguar një personi në Berat, duke e etiketuar atë ‘jevgu i Beratit’ lekë këto në hesap të PS-së në një televizion lokal. Po kush është “jevgu i Beratit” për të cilin shkruan deputeti Kosta? Ja si thotë: “Kam investuar mund, djersë dhe para për Partinë Socialiste, Berat, Poliçan në 2009. Për një kërkesë tënden i pagova 110 mijë euro televizionit të atij jevgut të Beratit. Ma kërkove me ngulm në një kafene të Beratit, po s’e kujtove, pyet Tikun”, shkruan Kosta në letër.Personi që mendohet se ka marrë 110 mijë euro, sipas ‘Newsbomb.al’ është Pajtim Daja, i cili nga drejtor i TV Kuçova, u bë pronar i saj, pasi mori lekët nga Lad Kosta dhe pagoi për blerjen e televizionit. Ai ia ndryshoi emrin televizionit, nga TV Kuçova me një emër tjetër “Vatra”, por një televizion që nuk pati asnjë shkëlqim. Pajtim Daja, siç duket në atë kohë, edhe për shkak të marrjes së lekëve e ktheu televizonin e tij në shërbim të PS. Por kishte edhe një arsye tjetër, sepse në vitin 2008, ai ishte arrestuar për riciklim të baterive në mënyrë të jashtëligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY