Një grup kriminal shqiptarët u godit nga Guardia di Finanza në Bolonja të Italisë ndërsa katër shqiptarë përfunduan në pranga në kuadër të një operacioni të koduar “Valkyria”.
Grupi merrej me trafikun e kokainës nga Holanda për në Itali. Banda drejtohej nga dy vëllezër, të cilët bënin ndërmjetësimin për furnizimin me drogë.
Trafiku kryhej nëpërmjet një sistemi transportimi të fshehtë me “korrierë të besuar”, të cilët udhëtonin me familjet e tyre, me gra dhe fëmijë në mënyrë që të mos ngjallte dyshime tek autoritetet për kontrolle.
Në janar të këtij viti u arrestuan dy korrierë që mbanin 5 kg kokainë në makinë, me një cilësi të pastër prej 80%.
Nëse do të shitej në tregun e Bolonjës, ata do të përfitonin 750 mijë euro sipas një vlerësimi paraprak nga hetuesit. Atyre u janë sekuestruar 11 karta telefonike, 6 telefona celularë si dhe para të gatshme. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/