Një incident ka ndodhur në sallën e kuvendit ku është pritur Kreu i Kuvendit Ilir Meta i cili nodhet për një vizitë zyrtare në Malin e Zi. Ai është pritur me protesta nga disa deputetë të partisë Demokracia e Re Serbe.
“Populli i Malit të Zi nuk do ta njohë Kosovën asnjëherë, dhe ne shpresojmë se në rrethana gjeopolitike të mund të kthejmë flamurin tonë në Kosovë”,shkruhej në pankartën e deputetëve serbë të Malit të Zi. Ndërkohë deputeti serb Slaven Radunoviç ka thënë se Ilir Meta është i mirëpritur, por “historia nuk do të harrojë kurrë tradhtinë e Milo Gjukanoviç”.
Kryeparlamentari Meta mbajti një fjalë përshëndetëse në Parlamentin e Malit të Zi, ku vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai u shpreh se ndjehet i nderuar të mbajë fjalimin e parë në gjuhën shqipe, ndërsa theksoi se pakicat kombëtare janë urë bashkëpunimi mes dy vendeve
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/