Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, në kuadër të procedimit penal Nr. 353 viti 2014 finalizoi Operacionin Policor të koduar “Revenge”, duke bërë të mundur ekzekutimin e Vendimeve të Gjykatës së shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë e cila kishte caktuar masë sigurimi personal “arrest me burg” për shtetasit të cilët ishin në kërkim, Enea Sinani dhe Elton Drapi, të dy banues në Tiranë
Arrestimi i tyre u bë në funksion të procedimit penal të vitit 2014 për veprën penale “Trafikim i të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/3.
Shtetasit e arrestuar kanë qenë nën hetim prej disa kohësh nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një person tjetër S. K., 25 vjeç, kanë trafikuar dhe shfrytëzuar me qëllime përfitimi (prostitucion ), një vajzë 15 vjeçare me iniciale M. L., në juridiksionin e Tiranës dhe Elbasanit.
Për bashkëpunëtorin tjetër po zhvillohen kërkime.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/3.
Të arrestuar
• Enea Sinani , 28 vjeç banues në Tiranë
• Elton Drapi, 29 vjeç, banues në Tiranë
Në kërkim
• S. K., 25 vjeç
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/