Banka e Shqipërisë sinjalizon futjen në qarkullim të prerjes 10,000 lekë por ende nuk ka përcaktuar një datë se kur kjo monedhë e re do të jetë në përdorim.
Banka e Shqipërisë ka arritur në konkluzion se parimisht është e nevojshme një monedhë e tillë pas një analize që i ka bërë nivelit të qarkullimit të monedhave, sipas monitor.
Aktualisht prerja më e madhe e lekut në kartëmonedhë është 5 mijë lekë. Në fund të vitit 2015, rezultuan 125,314,626 copë kartëmonedha në qarkullim me vlerë rreth 235.393 miliardë lekë.
Në krahasim me vitin 2014, numri i kartëmonedhave në qarkullim është ulur me rreth 5.4 milionë copë, ndërsa në vlerë është rritur me 5.6%.
Banka e Shqipërisë sqaron se ndryshimi i këtyre treguesve vjen si pasojë e ndryshimit që ka pësuar struktura në favor të kartëmonedhave me vlerë nominale 5000 lekë dhe 2000 lekë.
Dalja e monedhës 10 mijë lekëshe do të ulë numrin ekartmionedhave në qarkullim duke ulur kështu edhe kostot e manovrimit të tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/