Vajza e Namik Dokles ironizon Arbenin e Financave dhe Ilirin e Shëndetësisë

Vajza e Namik Dokles ironizon Arbenin e Financave dhe Ilirin e Shëndetësisë

72
0
Shares

Mjekja e njohur Anika Dokle, vajza e deputetit socialist Namik Dokle, ka zgjedhur të ironizojë me informacionet e fundit për shpenzimet e ministrit të Financave Arben Ahemtaj, për rikonstruksionin e zyrës së tij.
Mjekja i bën apel ministrit që të gjejë ca “të vogla” për të blerë një ekografi për maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Duke zbuluar një fakt sipas të cilit me ministrin e Shëndetësisë nuk po munden të merren vesh, Anika, i kërkon Ahmetajt që të bëjë një përpjekje njerëzore se ato institucionale kanë shteruar.

Postimi i plotë i Anika Dokles në “Facebook”


adNëse realisht tenderon aq shumë para për Rikonstruksionin e Zyrave tuaja, gjej ca “të vogla” për një aparat ekografik për Maternitetin “Koço Gliozheni”, Tiranë, se me Beqajn nuk merremi dot vesh.
Ka nevoja emergjente për një të tillë. Kërkesa për diagnostikim rritet dita-ditës, ndërkohë që investime nuk ka. Ato, natyrshëm bëhen në mënyrë preferenciale, dhe ky maternitet nuk është në preferencat e ministrit të Shëndetësisë.
Në atë institucion prodhohen indikatorë të rëndësishëm të shëndetit, dhe natyrshëm edhe jeta!!
Bëje një përpjekje, njerëzore fundja… se ato institucionale kanë shteruar!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY