Nuland ka arritur kompromisin: Formula e komisionit ad hoc kënaq të dy...

Nuland ka arritur kompromisin: Formula e komisionit ad hoc kënaq të dy palët

43
0
Shares

Pavarësisht se deklaratat pas takimeve të Nuland në Tiranë nuk lajmëronin kompromis, ka shumë gjasa që kompromisi tashmë është arritur dhe projekti amerikan kënaq palët.

Zyrtarja e lartë amerikane ia ka dalë të bashkojë atë që duket e pamundur duke kryer me sukses një mision si dhe duke hapur udhë për reformën në drejtësi me mendime thelbësore nga drafti që paraqiti PS dhe Xhafa në fillim të këtij viti.
nuland me ramen ne krahe

Propozimi i ri që u përmend dje nga Nuland si një e mesme mes PD dhe PS, përmban një komision ad hoc sipas kërkesës së PD më një numër të barabartë anëtarësh. Kjo zgjidh problemin e seleksionimit të grupit të drejtuesve të sistemit të drejtësisë pa i lënë shteg manipulimit politik qoftë nga e majta e qoftë nga e djathta.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje shkurt si ishte dakord me Nuland për gjithçka ndërsa nga kampi i opozitës, burime te besueshme thone se propozomi perkon me nje pjese te madhe te projektit te opozites qe u paraqit tri dite me pare nga Bylykbashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY