Ngjarje e rëndë në Tiranë, 24-vjeçari masakron me grushte e shqelma ish...

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 24-vjeçari masakron me grushte e shqelma ish të dashurën

74
0
Shares

Ndahen nga të dashurat dhe më pas i ndjekin dhe i torturojnë fizikisht dhe psikologjikisht. Gjashtë muaj, pasi ishte ndarë nga e dashura, një 24- vjeçar nga Tirana vazhdonte të ishte xheloz dhe e ndiqte vazhdimisht për ta parë se me kë takohej.

Policia e ka vënë në pranga të riun, i cili akuzohet se sulmoi vajzën dhunshëm në mes të rrugës. Pasi, i kishte kërkuar prej disa javësh që t’i rikthehej lidhjes me të dhe ishte refuzuar nga vajza, ai sërish nuk hiqte dore, duke vëzhguar çdo veprim të saj, duke i telefonuar e pritur poshtë shtëpisë. Veprime që kishin marrë përmasat e përndjekjes, por vajza me iniciale R.Ç., 22 vjeçe, kishte ngurruar që ta denoncojë.

Xhelozia e Jonader Bamit, tashmë i arrestuar, ka arritur kulmin mbrëmjen e së shtunës, kur në qendër të Laprakës, ka ndaluar me forcë nga krahu në rrugë ish-të dashurën e tij. Pas refuzimit të vajzës për të biseduar me të, 24-vjeçari ka nisur ta fyejë e ta kërcënojë. Në fund e ka goditur me grushte e shqelma, duke e shtrirë në trotuar, në sytë e dhjetëra dëshmitarëve. Burime nga Policia thanë se janë lajmëruar për ngjarjen nga kalimtarët e rastit, disa prej të cilëve kishin ndërhyrë për t’i nxjerrë nga duart 22-vjeçaren që po dhunohej barbarisht.

Ehe në prezencë të forcave të rendit, madje edhe me pranga në duar, ai sërish e kërcënonte vajzën duke refuzuar t’i japë telefonin. Edhe pas dhunës, vajza fillimisht nuk donte që të bënte denoncim për ngjarjen, pasi kishte frikë nga ish-i dashuri. Në fund ka pranuar ta kallëzojë, duke treguar se kjo ishte hera e parë që ai e dhunonte në këtë formë, por edhe më përpara e kishte fyer, kërcënuar dhe përndjekur e në disa raste e kishte qëlluar me shpullë. Kjo kishte qenë edhe arsyeja pse ajo kishte vendosur të ndahej me të, ndërsa ai bëhej xheloz, pasi dyshonte se vajza mund të kishte lidhje me ndonjë djalë tjetër./ Panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY