Mediat e huaja: Shqiptarët vrasës me pagesë, ja “kontratat e vdekjes”

Mediat e huaja: Shqiptarët vrasës me pagesë, ja “kontratat e vdekjes”

75
0
Shares

Vazhdon të jetë mister vendndodhja e shqiptarit Aleks Burreli, i akuzuar për vrasjen e një biznesmeni kazinosh në Qipro, ngjarje e ndodhur muajin e shkuar.
Mediat greke thotë se bëhet fjalë për një “kontratë vdekje” dhe për vrasjen e tij ka paguar mafia greko-shqiptare e trafikut të drogës.
Sipas medieve greke, për vrasjen e tij janë paguar nga 30.000 deri në 60.000 euro. Por, çmimi varion sipas rëndësisë që kanë personat dhe shqiptarët janë autorët që zbatojnë këto vrasje kundrejt këtyre pagesave.
Për vrasjen në Qipro, autoritetet akuzojnë shqiptarin Aleks Burreli, 48 vjeç, aktualisht në arrati dhe 41 vjeçarin Jani Vogli, një prej katër viktimave në vendin e krimit.
Në përgjithësi, vrasësit me pagesë përdorin armë kallashnikovë në mënyrë që krimit të kryhet sipas planit. Duket se në planin për vrasjen e biznesmenit qipriot, synimi ishte shuarja e tij bashkë me familjen, teksa po drekonin në një restorant ku edhe u krye vrasja.
Të njëjtën porosi po kryenin edhe dy shqiptarët, të cilët kanë jetuar në pjesën më të madhe të jetës së tyre në Greqi.
Dy shqiptarët kishin probleme të mëhershme me ligjin në Greqi, kryesisht në lidhje me trafikun e drogës. Burreli dhe Vogli ishin njohur në burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY