Manjani: Kush përfiton nga ulja e dënimit për armët

Manjani: Kush përfiton nga ulja e dënimit për armët

70
0
Shares

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se nga ndryshimi i ligjit për armëmbajtje pa leje do të përfitojnë vetëm ata që janë në proces gjykimi dhe jo ata që tashmë e kanë një vendim të formës së prerë.

Ai theksoi se ligji për armët ishte absurd, pasi armëmbajtja dënohej si terrorizmi, ndërsa shton se ka vakuum në Kodin Penal.

Ndërsa deputeti i LSI-së, Luan Rama, deklaroi se gjatë mandatit të qeverisë Rama-Meta është ndërhyrë 17 herë në Kodin penal, çka tregon mungesë vizioni.

“Është e 17-ta ndërhyrje në kodin Penal gjatë 3 viteve të koalicionit tonë. Kjo tregon mungesë vizioni. Jemi gjetur dhe para precedentëve antikushtetues në ndryshime në Kodin Penal. Shpesh i kanë sjellë ministri të tjera, pa kaluar sipas Kushtetutës në Ministrinë e Drejtësisë”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY