Policia Kufitare e Korcës sekuestroi në serbatorin e një kamioni, 92 KG lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”.
U bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Artur Yzeiri, 51 vjeç, banues në fshatin Ravonik dhe
Astrit Haxhi, 55 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit me qen antidrogë, në vijën e dytë në dalje, ku mjeti tip kamion i markës “Scania” me targa AA630 KO, u përzgjodh për kontroll të detajuar , u krijuan dyshime se në pjesën e serbatorit të mjetit, ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
Kontrolli më pas, ka vijuar edhe me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku në një vend të përshtatur, pikërisht tek pjesa e serbatorit u evidentuan :
18 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 92 Kg lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sqarojmë se shtetasi Artur Yzeiri ka qenë drejtues i mjetit, ndërsa Astrit Haxhi pasagjer.
Materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/