Grabitja në Rinas, shoferi i blindit u ndërrua para hyrjes në pistë

Grabitja në Rinas, shoferi i blindit u ndërrua para hyrjes në pistë

56
0
Shares

Kujtim Picari, personi qe drejtoi blindin me paratë e vjedhura brenda në pistën e aeroportit, nuk ishte drejtuesi i mjetit. Ai e kishte ndërruar shoferin e blindit, i cili nuk kishte autorizim të hynte në pistë.

“Rezulton se Kujtim Picari ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i bankës që po dërgonte paratë në Vjenë. Ky person nën hetim ka pranuar të marrë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF ‘Nazeri 2000’, pa shoferin e firmës së mësipërme”, shkruan Panorama.

“Ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke u dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave”, kanë bërë me dije burimet zyrtare të Prokurorisë.

Avioni që priste paratë, kishte ndezur motorët për t’u nisur drejt Austrisë, ndaj në nxitim e sipër është shkelur rregullorja. Kujtim Picari është lejuar të marrë i vetëm blindin dhe të hyjë në pistë.

Në këtë moment ka ndodhur edhe gabimi i dytë, pasi Picari i ka mbajtur dyert e blindit të hapura në mënyrë të çuditshme, duke u krijuar kështu grabitësve lehtësi në mënyrën dhe shpejtësinë e veprimit.

Punonjësit e kompanisë private të sigurimit, pranuan se drejtuesi i mjetit me para duhej të kishte autorizim për hyrjen me blind në aeroport, por shoferi i furgonit atë ditë nuk e ka pasur një autorizim të tillë. Dhe kjo, sipas personave përfaqësues të kompanisë së policisë private, ka ndodhur ditën e ngjarjes për shkak të mbingarkesës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY